Dyshohet se shkak i zjarrit të jetë rrjedhja e gazit
Dy trupa të pajetë janë gjetur nën rrënojat e një ndërtese që u shemb pas një shpërthimi në jug të Francës.
Një ditë pas shpërthimit që rrëzoi një ndërtesë katërkatëshe në Marsejë, në jug të Francës, grupet e shpëtimit gjetën dy trupat e pare të pajetë mes rrënojave, nga tetë persona që rezultonin të zhdukur.
Pesë persona në ndërtesat ngjitur pësuan lëndime të lehta dhe rreth 200 njerëz u desh të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre.
Dy ndërtesa aty pranë u shembën pjesërisht disa orë më vonë,por pa shkaktuar lëndime në njerëz.
Rreth 100 zjarrfikës shkuan në vendngjarje për të shuar flakët gjatë të dielës, ndërsa zjarri vështirësoi procesin e evakuimit.
Shkaku mbetet i paqartë, por paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë ndezur si pasojë e rrjedhjes së gazit.
Sipas ministrit të brendshëm Gerald Darmanin, i cili vizitoi zonën konfirmoi se në total rreth 30 ndërtesa në zonë u evakuuan.
Ndërsa presidenti Emmanuel Macron shprehu ngushëllimet e tij në rrjetet sociale.
Përgatiti: Xhuana Lika