Një mini tornado në Francën Veriore ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike si dhe ka dëmtuar dhjetëra shtëpi. Pas mini tornados, Franca po përgatitet për një valë stuhish pas motit shumë të ngrohtë.
Rreth 50 shtëpi u dëmtuan në Hendecourt-lès-Cagnicourt dhe dy familje u desh të zhvendoseshin. Ndërkohë, energjia elektrike është ndërprerë në komunat Bihucourt dhe Hendecourt-lès-Cagnicourt.
Jacques Billant, përfaqësuesi i Pas-de-Calais, ka vizituar qytetin e Bapaume së bashku me zjarrfikësit dhe policinë ushtarake.
“Situata është nën kontroll. Policia ushtarake do të sigurojë një prani të vazhdueshme gjatë gjithë natës në komunat e prekura”, tha ai./tvklan.al