Franca e ka barazuar rezultatin ndaj Argjentinës në 2-2 brenda dy minutash në finale e Kampionatit Botëror.
Les Blues filluan të këndellen në 45 minutat e dytë dhe të shtojnë presionin mbi argjentinasit.
Nicolas Otamendi shkaktoi penallti, duke rrëzuar një lojtar të Gjelave në minutën e 79-të.
Nga pika e bardhë, Kylian Mbappe u tregua i saktë dhe ngushtoi rezultatin në 2-1.
Ishte minuta e 82-të e takimit, kur ylli i Paris Saint-Germain bashkëpunoi me Marcus Thuram dhe i barazuan shifrat në 2-2.