Franca nderon mbretëreshën Elizabeth II, vendos t’ia lë emrin e saj aeroportit

Një aeroport në Francë do të riemërohet për nder të Mbretëreshës Elizabeth II pas marrjes së lejes nga Mbreti, thanë zyrtarët në qytet.

Le Touquet, në Francën veriore, mori bekimin nga Mbreti të hënën, tha bashkia e saj, transmeton Klankosova.tv.

Aeroporti Touquet-Paris-Plage do të jetë Aeroporti Ndërkombëtar Elizabeth II Le Touquet-Paris-Plage.

Bashkia tha se nderimi për “Mbretëreshën e Madhe” do të njihte gjithashtu “rezortet më britanike të francezëve”.

Një datë për inaugurimin edne nuk është caktuar, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ky zhvillim vjen pas propozimit që iu bë Kurorës Britanike gjashtë ditë pas vdekjes së monarkes më 8 shtator të vitit të kaluar.

Aeroporti u projektua në vitet 1930 për të mirëpritur britanikët në qytetin bregdetar rreth një orë me makinë nga Calais. Presidenti Emmanuel Macron dhe gruaja e tij Brigitte gjithashtu kanë një shtëpi pushimi atje.

Qyteti shpreson se emri i ri i aeroportit të tij do të forcojë lidhjen midis qytetit dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe do të mirëpresë aeroplanët turistikë nga i gjithë Kanali.

Muajin e ardhshëm, Le Touquet do të presë skuadrën e ragbit të Anglisë kur ajo të luajë në Kupën e Botës të Rugbit që po mbahet në Francë.

Buckingham Palace dhe Zyra e Kabinetit janë kontaktuar për komente mbi riemërtimin e aeroportit, transmeton Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share