Emigrantëve u vështirësohet marrja e familjarëve në Francë dhe vonohet aksesi për ndihmë sociale
Pas Britanisë së Madhe edhe Franca po bën përpjekje për të frenuar ardhjen e emigrantëve të huaj. Parlamenti francez ka miratuar legjislacionin që ashpërson politikën e emigracionit pas disa muajsh mosmarrëveshje politike. Projektligji i amenduar u mbështet si nga partia qendrore e presidentit Emmanuel Macron dhe nga partia e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen.
Të majtët akuzuan Shefin e Elizesë për lëshime ndaj të djathtës ekstreme. Me masat e reja, migrantëve u vështirësohet marrja e familjarëve në Francë, dhe u zgjatet periudha për të fituar akses në përfitimet sociale. Ky ligj përmban përmbante aq shumë masa të vijës së ashpër sa që e djathta ekstreme Marine Le Pen e ka përshëndetur si një fitore ideologjike.
Në shenjë proteste ndaj një projektligji të linjës së ashpër të emigracionit thuhe se ministri i Shëndetësisë dha dorëheqjen, por kryeministja Elisabeth Borne tha se presidentit nuk i ishte dorëzuar asnjë dorëheqje.
Grupe të të drejtave të njeriut kanë kritikuar ligjin të cilin e kanë cilësuar si më të ashprin në dekada.
Klan News