Vendimi hyn në fuqi vitin tjetër, paketë ndihmë për familjet e varfëra
Nga viti i ardhshëm, qeveria franceze do të kufizojë në 15% rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe gazit për ngrohje për konsumatorët familjarë.
Vendimi u bë publik nga Kryeministrja Elizabet Borne, e cila saktësoi se vendimi hyn në fuqi për faturat e konsumit që nga Janari 2023.
Përllogaritet që me këtë masë, familjarët të paguajnë mesatarisht 25 Euro më shumë në muaj për faturat e gazit dhe 20 Euro për energjinë elektrike. Me rritjen marramendëse aktuale, familjarët paguajnë deri 200 Euro më shumë për faturat e energjisë.
Një tjetër lehtësi që krijon qeveria franceze është çeku mujor prej 200 Euro që u jepet familjeve të varfëra për të përballuar për çmimet e rritura të energjisë prej sulmit rus në Ukrainë. Çeku u vjen në ndihmë 12 milionë familjeve dhe është pjesë e paketës financiare me vlerë 16 miliardë Euro.
Tv Klan