Franca tregon forcën e kampionëve të Botës kundër Polonisë dhe kalon në raundin çerekfinal të Kupës së Botës. “Gjelat” triumfuan pastër 3-1 në një ndeshje fenomenale të francezëve. Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Al Thumama”, dominimi i ekipit të teknikut Didier Deschamps ishte i madh. Olivier Zhiru kaloi në epërsi Francën, me sulmuesin që hyri edhe në histori
Me golin ndaj Polonisë, Zhiru shënoi golin numër 52 me kombëtaren, askush më shumë se ai me fanellën e “gjelave”. Në pjesën e dytë, Franca administroi dhe goditi në momentet më vendimtare kundërshtarët, falë edhe aftësive të Kylian Mbappe, autor i një dy golëshi.
Sulmuesi i PSG shuajti shpresat e Polonisë dhe i dha goditjen finale me dy golëshin e tij për t’i eliminuar nga Botërori i Katarit. Kjo pasi goli në fund i Robert Lewandowski nga pika e bardhë e penalltisë nuk ndryshoi udhën e kësaj sfide. Polaku shënoi golin e dytë personal në këtë botëror, por që nuk i mjaftuan për të vijuar më tej.
Klan News