Franca e konsideron revolucion zgjerimin e BE-së

Dhjete shtete në listën e pritjes

Zgjerimi i BE-së, me ardhjen në këtë familje të shteteve të reja do të sjellë tronditje për organizatën, ka paralajmëruar ministrja franceze për Evropën, Laurence Boone.

Sipas saj, janë edhe 10 shtete në pritje që dyert e organizatës të hapen dhe në total, sipas saj ndoshta deri në fund të kesaj decade, BE-ja do te ketë në përbërje gjthsej 37 shtete anëtare.

“Zgjerimi i Bashkimit Evropian me këte duzinë vendesh, është “një revolucion i vogël. Çështja nuk është nëse duhet të zgjerohemi, apo kur, pyetja e vërtetë është se si. Bottom of FormMe 10 vende në listën e pritjes, do të jetë një tronditje e madhe për Bashkimin Evropian që do të duhet ta menaxhojmë. Për shkak se nuk bëhet fjalë vetëm për të ndihmuar këto vende për të bërë reformat e nevojshme për të lejuar pranimin e tyre, vetë BE-ja duhet të përgatitet për ardhjen e tyre. Kjo do të thotë të rishikojmë politikat tona, të bëjmë ndryshime në buxhete, në institucione.”

Ministrja franceze për Evropën mbrojti rëndësinë e zgjerimit të BE-së në kontekstin e luftës në Ukrainë. Për ministren, Bashkimi Evropian shpesh kritikohet si shumë i ngadalshëm, ose që nuk u lë mjaftueshëm liri vendeve anëtare. 

Franca i bën thirrje Bashkimit Evropian që të rimendojë riorganizimin e tij të brendshëm dhe të shpikë disa formate për të përmbushur aspiratat e anëtarësimit të Ukrainës, Moldavisë e Gjeorgjisë si dhe Turqisë dhe shteteve në Ballkanin Perëndimor. 

Analistët thonë se çdo zgjerim i ri ka të ngjarë të shoqërohet me ndryshime të mëdha në procesin e vendimmarrjes së BE-së, i cili aktualisht kërkon unanimitet mes 27 anëtarëve të tij.

Në fjalimin e tij në Bratislava, Presidenti Macron la të kuptohet një ide që ai ka ngritur në të kaluarën për një të ashtuquajturen “Evropë me shumë shpejtësi” në të cilën vendet e reja do të pranoheshin, por do të kishin një status dhe të drejta të ndryshme në krahasim me anëtarët historikë.

Tendenca për zgjerim kontestohet ashpër nga partitë politike euroskeptike në Evropë.

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë të Francës, Marine Le Pen, e cila ka kritikuar prej kohësh BE-në, është në nivelet më të larta historike në sondazhe dhe synon të marrë pushtetin nga Macron në vitin 2027.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share