Faqja angleze Four Four Two ka përpiluar renditjen e dhjetë mesfushorëve më të mirë në botë. 5 kampionatet më të mira në Europë janë të përfaqësuara: një yll i Serisë A në podium.
10 – Sergio Busquets (Barcelona): në moshën 34 vjeçare dhe me një vitrinë të mbushur plot, “strumbullari” i blaugranave është gjithashtu thelbësor në menaxhimin e Xavi.
9 – Casemiro (Manchester United): pas tetë vitesh Real Madrid dhe shumë tituj, braziliani tentoi aventurën në Premier League duke pranuar propozimin e Djajve të Kuq.
8 – Fabinho (Liverpool): braziliani, një nga mesfushorët mbrojtës më fleksibël në botë, ka qenë busulla e Reds të Klopp për pesë sezone.
7 – Declan Rice (West Ham): i refuzuar nga Chelsea në rininë e tij, mesfushori i Anglisë ose qendërmbrojtësi është një nga yjet e Hammers të David Moyes.
6 – Marco Verratti (PSG): i detyruar të shikojë Botërorin e dytë radhazi në TV, italiani është lideri i padiskutueshëm i mesfushës së Parisit. Shokët e repartit ndryshojnë, ish-ylli i Pescara-s mbetet …
5 – Aurelien Tchouameni (Real Madrid): 100 milionë dhe të mos i ndiesh. I blerë me peshë ari nga Monaco, francezi është tashmë një element kryesor i mesfushës së kampionëve të Europës, duke mos bërë që të ndihet mungesa e Casemiro-s.
4 – N’Golo Kante (Chelsea): energjitë dhe forma fizike nuk janë më ato të ditëve të lulëzimit të Leicester dhe viteve të hershme me Francën, por francezi mbetet ndër mesfushorët më të mirë në qarkullim.
3 – Marcelo Brozovic (Inter): i rikthyer nga një sezon në nivelet më të larta, kroati po paguan për rënien e ekipit, por universaliteti i tij si regjisor dhe rikuperues topash e bën atë një nga mesfushorët më të fortë në botë.
2 – Joshua Kimmich (Bayern Munich): anësor, mesfushor qendror, mbrojtës dhe tani mur para mbrojtjes. Gjermani është një nga “xholat” më të fortë në botë, duke kombinuar një sens të fortë taktik me një vizion të lojës, një ndjenjë goli dhe teknikë të shkëlqyer.
1 – Rodri (Manchester City): mund të jetë për shkak se ai duhet të bëjë një punë të madhe mbrojtëse në një ekip të projektuar për të sulmuar, por sipas ‘Four Four Two’, spanjolli është mesfushori më i fortë dhe më i kompletuar mbrojtës në botë.