Fotot e fshehura në iPhone do të mund t’i hapni vetëm ju

Apple po shton një risi në iOS 16 për t’i bërë edhe më private imazhet tuaja në Hidden Photos apo Recently Deleted. Në përditësimin e ri, këto dosje do të jenë të kyçura dhe mund të hysh vetëm duke përdorur identifikimin e fytyrës (Face ID), të gishtit (Touch ID) ose me fjalëkalim.

Në iOS 15 këto ndarje janë të vështira për t’u gjetur në Photos, por nuk janë plotësisht të mbrojtura nga sytë kureshtarë të dikujt që mund të ketë në dorë celularin tuaj. Duke filluar nga Vjeshta, përditësimi do jetë funksional edhe për iPadOS 16 dhe macOS Ventura.

Një tjetër masë sigurie është Safety Check, i cili është opsion enkas për mbrojtjen e personave në marrëdhënie abuzive. Ata mund të ndalojnë ndarjen e të dhënave të tyre me personat që kanë akses në Find My, kontakte, vendndodhjen etj./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share