Ricky Martin mbërrin në Tiranë, dy ditë para koncertit madhështor

Këngëtari me famë botërore Ricky Martin sapo ka mbërritur në Tiranë. Në fotot e siguruara nga Tv Klan shihet se ylli i muzikës latine ka ardhur në aeroportin e Rinasit shoqëruar nga dy djemtë dhe stafi i tij, pak ditë para koncertit të madh.

Lajmin për ardhjen e tij në Shqipëri, ai e konfirmoi vetë më 7 Qershor të këtij viti, përmes një InstaStory ku lajmërohej koncerti i madh në sheshin “Skënderbej”.

Një koncert i këtyre përmasave të tilla në vendin tonë vjen pas atij të Enrique Iglesias. Tingujt e nxehtë të muzikës latine të luajtur nga orkestra e TKOBAP, nën dirigjimin e maestro Jacopo Sipari do të shkrihen me zërin fantastik të Ricky Martin në një performancë live më 20 Korrik.

Sheshi “Skënderbej” është gati të presë më shumë se 10000 spektatorë të cilët do të përjetojnë si asnjëherë tjetër një spektakël të tillë me hite si : “Livin la vida loca”, “The cup of life, “ Maria”, “La bomba”. Koncerti mban emrin “Ricky Martin Symphonic”./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share