Vrasja e dyfishtë në Shkup/ Foto nga vendi ku është djegur vetura ”Audi”

MPB ka dhënë detaje për vrasjen e mbrëmëshme të dyfishtë në Shkup.  Sipas MPB vrasësit kanë qenë 5 persona, të veshur me të zezë dhe me maska në fytyrë, ndërkaq konfirmon se vetura me të cilën po lëviznin vrasësit është gjetur e djegur në Orizare të Epërme në Shkup.

Ekipi i Klan M ishte në vendin ku është djegur tërësisht vetura ”Audi” nga sulmuesit të cilët më pas ishin arratisur. Nga MPB thanë se po bëhet ekspertizë në veturën e djegur, përcjellë Klan M.

“Më datë 06.03.2023 në ora 20:11 në SPB-Shkup është raportuar se në një objekt hoteliere në rrugën “Samoillova” në Shkup, pesë persona të veshur me rroba të zeza me maska, me armë zjarri kanë shtënë në drejtim të J.K. (37) dhe E.I. (28), të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, si dhe A.T.(34) nga Shkupi, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për dhënie të ndihmës mjekësore. Është njoftuar prokurori publik, i cili ka shkuar në vendngjarje dhe me urdhër të të cilit trupat janë dhënë për obduksion. Rreth orës 20:30 është djegur një automjet tip Audi A6 rrugës për Orizare të Epërme. Pas udhëzimeve të prokurorit publik janë zhvilluar biseda zyrtare me disa persona dhe po ndërmerren masat dhe aktivitetet përkatëse për zbardhjen e vrasjeve”, thonë nga MPB. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share