Foshnja 10 muajshe është dërguar pa shenja jete në Poliklinikën e Çairit

Një foshnje dhjetë muajshe është dërguar në Poliklinikën e Çairit pa shenja jete.

Nga Sektori për Punë të Brendshme-Shkup kanë dhënë detaje për rastin.

“Më datë 06.12.2024 rreth orës 16:45 në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup, nga Poliklinika Çair është raportuar se tek ata është sjellë një foshnjë 10-muajshe pa shenja jete. Mjeku ka deklaruar vdekjen, pa shenja dhune të dukshme. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i foshnjës së ndjerë është dorëzuar për obduksion”, thuhet në njoftimin e SPB-Shkup.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share