Në kohën kur përballemi me sfidat komplekse të shekullit të 21-të, është e rëndësishme që filantropia të jetë një mekanizëm domethënës për zhvillim të qëndrueshëm, duke mundësuar burime, ekspertizë dhe zgjidhje inovative për t’u përballur me sfidat socio-ekonomike. Nga fuqizimi i të margjinalizuarve deri tek nxitja e rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse, përpjekjet filantropike luajnë një rol kritik në avancimin dhe ndërtimin e një bote më të drejtë dhe më të qëndrueshme për të gjithë. Këtë e porosit forumi i filantropisë i cili përfshin folës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Singapori, Sërbia dhe Kroacia dhe mbi 80 pjesëmarrës nga institucione, biznese, organizata të shoqërisë civile dhe media.
USAID beson se filantropia mund të jetë shtytës i rritjes së qëndrueshme. Kjo për shkak se të gjithë qytetarët – pa marrë parasysh se a janë nëpunës publik, pronar biznesi ose anëtar i komunitetit – kontribuojnë në të ardhmen e një vendi duke investuar në zhvillimin e tij, tha znj. Dawn Carmin, Drejtoreshë e Zyrës së USAID-it për Demokraci dhe Qeverisje të Mirë, Maqedonia e Veriut.
Mesazh ekskluziv nga Singapori dha edhe znj. Usha Menon e cila prezantoi tendencat e dixhitalizimit dhe dhurimit me ndihmën e inteligjencës artificiale, e cila e bën dhurimin më të qasshëm dhe më të shpejtë. Në këtë ngjarje, Konekt prezantoi edhe aftësitë e platformës së re të donacioneve në grup “Op-op” që lejon donatorët të dhurojnë me kujdes në organizata jofitimprurëse të vlefshme që janë dëshmuar se bëjnë ndryshime të mëdha. 6 organizata të shoqërisë civile që kaluan në procesin e kontrollit të standardeve të larta ndërkombëtare u shpërblyen gjithashtu me certifikatën “Shenja e besueshmërisë” dhe të njëjtët u rekomandohen donatorëve për mbështetje.
Në forum u ndanë praktikat më të mira nga Ballkani, të cilat përfshijnë bashkëpunimin ndër sektorial në ngritjen e fondacioneve lokale, që është model për zgjidhjen e problemeve zhvillimore në rajon. Mbajtësit e pozitave më të larta ekzekutive të kompanive vendase, anëtarë të Klubit të Bizneseve të Përgjegjshme të Konekt, theksuan se bashkimi i kompanive në këtë nismë të qëndrueshmërisë do të forcojë ndikimin e tyre pozitiv në shoqëri në bashkëpunim me sektorin civil. Diskutimi i panelit mediatik theksoi nevojën që praktikat e mira filantropike të renditen më lart në temat e fokusit të politikave redaktuese, duke nxitur një kulturë kombëtare të filantropisë.
“Forumi është një ngjarje ku liderët nga të gjithë sektorët ndajnë praktikat më të mira dhe bashkëpunojnë në mënyrë që filantropia të mund të përmbushë potencialin e saj si shtytës i përparimit në komunitetet tona.” Ftojmë të gjithë të interesuarit të na bashkohen.” – përmbylli znj. Nikica Kusinikova, drejtoreshë ekzekutive e Konekt.
Forumi për Filantropinë 2024 u dërgoi një mesazh të qartë të gjithë filantropëve, sipërmarrësve socialë, liderëve të korporatave, politikë-bërësve, organizatave të shoqërisë civile dhe mediave për të bashkuar forcat, për të krijuar më shumë mundësi, partneritete dhe modele të reja të bashkëpunimit të zgjeruar që inkurajojnë rritjen në rrugën drejt të zhvillimit të qëndrueshëm.
Ky eveniment është pjesë e projektit të USAID-it për “Partneritete për donacion” e zbatuar nga Konekt në partneritet me Qendrën Evropiane për të Drejtën Jofitimprurëse (ECNL), Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Indigo dhe Odën Ekonomike Amerikane në Maqedoninë e Veriut.