Ferrari protagonist në provat zyrtare të Cmimit të Madh të Meksikës zhvilluar sot në mesnatë me orën shqiptare. Të dy pilotët e “kokëkuqes” janë renditur në vijën e parë të startit, me Charles Leclerc që siguroi “pole position”, duke dhënë kohën më të shpejtë.
Monogasku dha kohën 1’17”166, duke lënë pas me vetëm 67 të mijëtat shokun e tij të skuadrës, spanjollin Carlos Sainz (i dyti). Në vendin e tretë u rendit piloti holandez Max Verstappen me Red Bull, që nuk arriti dot të jetë më i shpejti në pistë.
Një paraqitje e shkëlqyer e makinës italiane, që befasoi të gjithë në provat zyrtare. Pas 3 më të mirëve u rendit Daniel Ricciardo me Alfa Romeo (i katërti), duke lënë pas Sergio Perez me Red Bull (i pesti). Në “top-10” më të mirët edhe Hamilton, Piastri, Ruzsell, Bottas e Zhou.
Të dielën në mbrëmje (ora 21:00) do të zhvillohet gara e Meksikës, e cila parashikohet spektakolare. Ferrari do të synojë të mbajë pas Verstappen, ndërkohë që Mercedes e McLaren duken disi në vështirësi.