Charles Leclerc do jetë pilot i Ferrari edhe për shumë vite të tjera. Palët kanë arritur akordin për zgjatjen e marrëveshjes që skadonte në fund të sezonit aktual, ndonëse nuk është specifikuar kohëzgjatja e marrëveshjes mes tyre.
Verdikt që konfirmon se Ferrari bazohet se piloti i formuar në akademinë e tyre. Leclerc është rritur te skuderia me Maranello në vitin 2016 dhe pasi dominoi kampionatin e Formula 2 iu bashkua elitës së garave të automobilizmit.
I njohur për aftësitë e tij të jashtëzakonshme, 26-vjeçari ka shkruajtur faqe në librat e historisë së Ferrari. Ai është piloti i dytë me më shumë pole-position tek italianët, duke barazuar Niki Lauda me 24 dhe mbetur pas legjendës, Michael Schumacher me 58.
Gjithashtu, Leclerc ka regjistruar 30 podiume, shtatë xhiro më të shpejta dhe grumbulluar mbi 1000 pikë në 103 garat me Skuderinë Ferrari.
Klan News