Max Verstappen, triumfoi në Çmimin e Madh të Japonisë dhe është një hap më afër mbrojtjes së titullit të tij kampion, ndërsa skuadra e Red Bull fitoi titullin.
Verstappen e nisi garën e sotme në Suzuka nga pozicioni i parë dhe fitoi pa probleme në garën e 17-të të këtij sezoni.
Holandezi arriti fitoren e 13-të këtë sezon dhe siguroi titullin e konstruktorëve për Red Bull, i dyti radhazi dhe i gjashti në histori.
Vetë Verstappen ka fituar më shumë pikë këtë sezon (400) se Lewis Hamilton dhe George Russell të Mercedes së bashku (305).
Pas Verstappen, pilotët e McLaren, Lando Norris dhe Oscar Piastri, të cilët arritën në podiumin e parë në karrierën e tij, përfunduan me 19.36 sekonda prapa