Këtë fundjavë, botërori i Formula 1 do të transferohet në pistën legjendare të Silverstone (Angli). Do të garohet në një pistë ku makina Red Bull kërkon të ruajë kreun e renditjes, ndaj do të paraqitet me disa modifikime thelbësore.
Mediat britanike konfirmojnë se Red Bull do të humbasë disa kilogramë, rreth 5 të tillë, për t’iu afruar peshës minimale të kërkuar nga rregullorja. Te makina austriake, por me seli pikërisht në Londër, kanë kohë që punopjnë për të zgjidhur këtë ngërç.
Objektivi është që Red Bull të fitojë disa të dhjetat e sekondës si në pjesën e drejtë e të shpejtë ashtu dhe në kthesa, ku zakonisht Ferrari është më kompetitiv. Edhe para garës së zhvilluar në Spanjë makina austriake kishte ulur disa kilogramë, por ajo pati efekt negativ te DRS-ja.
“Ne morëm një leksion të mirë nga ai gabim në Spanjë dhe do të jemi më të kujdesshëm në Angli në modifikimet që do të bëjmë”, tha Horner, drejtori sportiv i Red Bull.