Formula 1: Ferrari përgatit një makinë krejt ndryshe për garën e Baku

Shefi i Ferrari, Frederic Vasseur, në prag të rikthimit në pistë të makinave për garën e Baku, pas një pushimi të gjatë, ka konfirmuar se “kokëkuqja” do të ketë mjaft modifikime. Deri më tani, Ferrari ka zhgënjyer totalisht, duke mos u ngjitur dot në podium në asnjë garë.

Kjo paraqitje e dobët e ka bërë të domosdoshme një ndryshim rrënjësor në makinë. “Ne po i përmbahemi planit që kishim që në fillim të sezonit, por i kemi të domosdoshme disa modifikime, për të patur një makinë më të ekuilibruar. Në Melburn u paraqitëm më mirë se në dy garat e para, ndaj do të vijojmë të punojmë në këtë drejtim”, tha Vasseur.

“Mendoj se për në garën e Baku do të kemi një fluks të madh modifikimesh dhe disa të tjera do të aplikohen më vonë. Gjithsesi, duke nisur nga Majemi, Imola e kështu me radhë, në çdo garë do të kemi risi. Ju garantoj se do të shihni një makinë më të mirë, më të shpejtë e më kompetitive”, tha Vasseur.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share