Formimi i Qeverisë së Kosovës! Kurti i kthehet opozitës, fton LDK-në në takim!

Lëvizja Vetëvendosje duket të mos i kenë dalë kalkulimet për formimin e qeverisë.

Pas takimeve që zhvilloi me pakicat joserbe dhe Nenad Rashiq qe ka fituar një ulëse në Kuvendin e Kosovës ai ia ka mësyrë edhe opozitës.

E tash Kurti do që të hyjë në negociata me ata që dikur i quante “hajvanë”.

Kurti nëpërmjet një letre ka ftuar në takim kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdigjiku, madje i ka ofruar edhe tri orare takimi.

Albin Kurti- Kryetar i Lëvizjes Verëvendosje

Me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025 nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, siç e dini edhe Presidentja e ka caktuar mbledhjen e parë të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për datë 15 prill 2025. Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00. Mirëpres përgjigjen tuaj për këtë takim

E nga Lidhja Demokratike nuk kanë komentuar nëse do ti përgjigjen ftesës së Kurtit për takim.

Nuk dihet nëse një ftesë të tillë ka marrë edhe Partia Demokratike e Kosovës. Zyrtarët e PDK-së të  kontaktuar nga TV Klan kanë thënë që nuk janë në dijeni nëse Hamza ka marrë nëj ftesë të tillë e as nga Lëvizja Vetëvendosje nuk janë përgjigjur për të konfirmuar nëse ftesa për takim i ka shkuar vetëm LDK-së.

Deri tash, LVV-ja nuk ka zyrtarizuar ndonjë marrëveshje politike për të siguruar numrin prej 61 ulësesh në Kuvend.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share