UEFA do të ndryshojë edhe garat e tjera për klube
Jo vetëm formati i ri i Champions League. Duke filluar nga viti 2024, UEFA do të ndryshojë edhe aktivitete të tjera të saj, duke nisur me një turne hapës që pritet të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara përpara fillimit të edicionit të ri të Champions League, me pjesëmarrjen e fituesit të vitit të kaluar dhe të tre klubeve të tjera më të mira.
Ky kompeticion i ri nuk duhet të zëvendësojë finalen e Superkupës së Europës, por do të ketë të tjerë ekipet që do të përballen duke rritur kështu konkurrencën.
UEFA, shkruan L’Equipe, do të ndryshojë skuadrat pjesëmarrëse, duke u fokusuar sërish te fituesi i Europa League, por që do të luajë me atë të Conference League.
Lajmi u zbulua nga tenderi për të drejtat televizive për garat e klubeve të UEFA-s për vitet 2024-2027, e nisur tashmë në Angli dhe Francë. Këto ndryshime pritet të sjellin edhe më shumë të ardhura financiare për organizmin europian të futbollit, për rrjedhojë edhe për klubet pjesëmarrëse.
Tv Klan