Gjatë incidentit u plagosën 3 ushtarë të OKB
Tre paqeruajtës të OKB-së që veprojnë në ishullin e Qipros u plagosën gjatë një përplasje me forcat e sigurisë turko-qipriote këtë të premte.
Përleshjet shpërthyen pasi paqeruajtësit e OKB-së kundërshtuan punimet që po kryhen nga turko-qipriotët për ndërtimin e një rruge në një zonë të njohur si Pile.
Sipas misionit të OKB-së ky projekt po zbatohet në një zonë të mbrojtur dhe që administrohet nga forcat paqeruajtëse.
Forcat turko-qipriote të sigurisë përdorën buldozerët për të prishur gardhin dhe për të larguar makinat e forcave të OKB-së.
Incidenti i së premtes u dënua nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca, tre nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Tv Klan