Forcat izraelite hyjnë në spitalin kryesor të Gazës

Forcat izraelite kanë deklaruar se ushtria e tyre po kryen një operacion kundër Hamasit në spitalin Al-Shifa në Gaza. Një dëshmitar okular brenda spitalit tha për BBC News se panë tanke dhe ushtarë komando që hynë në departamentin kryesor të urgjencës.

Zyra e shypit e qeverisë së Hamasit, në një deklaratë, e ka quajtur sulmin e Izraelit në spitalin kryesor të Gazës, një krim lufte, moral dhe kundër njerëzimit, teksa shtoi se 9,000 pacientë, staf mjekësor dhe civilë ishin në spital kur bastisja ndodhi gjatë natës.

Udhëheqësi i Hamasit, Izzat al-Rishq, në një postim në rrjetin social “X”, tha se Izraeli sulmoi një objekt civil, jo një instalim ushtarak. Hamasi, përmes një deklarate tha se mbante përgjegjës Uashingtonin dhe Presidentin e SHBA, Joe Biden për bastisjen e spitalit.

Izraeli ashtu edhe SHBA-ja pretendojnë se Hamasi ka një bazë komanduese nën spitalin Al-Shifa, gjë që Hamasi e mohon. SHBA tha se ka inteligjencë që mbështet pretendimin e Izraelit se Hamasi ka një qendër komanduese nën Al-Shifa. Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë thotë se pacientët duhet të mbrohen.

“Ne nuk duam të shohim një përplasje zjarri në një spital.”

Më parë, një mjek në spitalin Al-Shifa të mbetur pa energji elektrike dhe me mungesë karburanti, tha se 200 pacientë ishin varrosur atje në një varr masiv.

Izraeli filloi sulmet në Gaza pas sulmeve të Hamasit të 7 Tetorit, në të cilat 1200 njerëz u vranë dhe më shumë se 200 u morën peng. Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 11,000 njerëz janë vrarë në Gaza që nga ajo kohë, nga të cilët më shumë se 4,500 ishin fëmijë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share