Fondi investues klimatik aprovoi financimin e Planit investues të RMV-së me vlerë 85 milionë euro

Fondi investues klimatik (FIK) aprovoi Planin investues të Maqedonisë së Veriut për tranzicion të përshpejtuar energjetik nga thëngjilli drejt energjisë së pastër në vlerë prej 85 milionë euro.

Me aprovimin e këtyre mjeteve nga FIK-ja sigurohen fondet e para për realizimin e Platformës investuese për tranzicion të drejtë të Maqedonisë së Veriut në vlerë prej 3 miliardë euro që u lansua në COP 28 në Dubai, në fund të vitit të kaluar.

Ministria e Ekonomisë sot në Qeveri para përfaqësuesve të komitetit të Fondit Investues Klimatik, EBRD-së, Bankës Botërore, IFC-së dhe Bankës Zhvillimore e prezantoi Planin investues për tranzicion të përshpejtuar të thëngjillit të Maqedonisë së Veriut” – thuhet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share