Fondet Evropiane/ Qeveria: Nesër shkarkohet Afrona Verzivoli nga posti i revizorit!

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Qeverisë. Sipas tyre, gjatë ditës së nesërme Afrona Verzivoli do të shkarkohet nga posti i Revizorit për IPA fondet.

“Rikujtojmë se duhet që vëmendja të drejtohet edhe tek keqpërdorimet e parave të BE-së dhe fondet që ishin vënë në dispozicion gjatë periudhës së kaluar, për të cilët ekziston gjurmë dhe notifikim nga Zyra Evropiane për luftë kundër mashtrimeve – OLAF, të cilët për shkak të punës së këtillë kërkojnë nga vendi të kthehen disa miliona euro” – thuhet në reagimin e Qeverisë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share