Fon Der Layen: Prishtina dhe Beogradi ta shfrytëzojnë rastin

epa09134959 European Commission President Ursula von der Leyen delivers a statement after a college meeting at the EU headquarters in Brussels, Belgium, 14 April 2021. EPA-EFE/JOHN THYS / POOL

KURTI: OPTIMIST PËR TAKIMIN, POR NUK VARET GJITHÇKA NGA UNË

Në prag të takimit të 18 marsit në Ohër është rritur edhe presioni ndërkombëtar ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka ftuar Kosovën dhe Serbinë, që ta shfrytëzojnë propozimin e Bashkimit Evropian për të normalizuar marrëdhëniet.

”Kemi një plan të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. Mendoj se ai përbën një rast për të dyja palët që ta shfrytëzojnë momentumin, sepse normalizimi është kyç për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit” – tha Ursula vonder Leyen – Presidente e KE-së.

Emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajcak nga Beogradi ka thënë se nëse nuk ka ka Asociacion, nuk ka marrëveshje.

”Asociacioni i komunave serbe duhet të formohet, nëse nuk ka Asociacion, nuk ka marrëveshje. Qëllimi është të kërkojmë një situatë të favorshme dhe të hapim derën evropiane” – tha Miroslav Lajcak- I dërguar i BE-së për Dialogun.

Deklaratave të Lajcakut I është kundërpërgjigjur kryeministri Albin Kurti I cili ndonëse ka shfaqur shpresën ka lënë të nënkuptohet se negociatat për planin e zbatimit mund të vazhdojnë.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova refuzon gjithcka që rrezikon mënyrën e funksionimit të sistemit demokratik.

Për dakordimin e Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt për përmbajtjen e Planit evropian, ajo tha se neni 7 i saj është “koncesioni që ka pranuar Kosova” e që ka të bëjë me kishat ortodokse serbe dhe vetëmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka ftuar Kosovën dhe Serbinë, që ta shfrytëzojnë propozimin e Bashkimit Evropian për të normalizuar marrëdhëniet.

Pregatiti: Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share