BISEDË TELEFONIKE ME KRYEMINISTRIN KOVAÇEVSKI
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen ka njoftuar se ka biseduar përmes telefonit me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe se I përshëndet informacionet se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë afër marrëveshjes.
“Pata një bisedë të mirë telefonike me Kryeministrin Kovaçevski. Përshëndes lajmet se RMV-ja dhe Bullgaria janë afër marrëveshjes që kanë parasysh interesat dhe shqetësimet” – ka shkruar në Tuitter, Ursula Fon der Lajen.
Ajo ka shtuar Se komisioni Evropian është gati të nis skriningun për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për rrugën e tyre evropiane. /KlanMacedonia/