Fon der Lajen nga Shkupi nis turneun nëpër vendet e rajonit

Liderëve do t`ua prezantojë Planin për rritje të Ballkanit Perëdimor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, nga Shkupi nis turneun e saj katërditor nëpër vendet e rajonit. Pasdite ajo do të pritet nga Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, kurse nesër takon edhe autoritetet e qeverisë.

Autoritetet kanë paralajmëruar se tema e bisedimeve të shefes së Komisionit Evropian me përfaqësuesit e Qeverisë, sic percjell KlanM, pritet të jenë reformat e domosdoshme si dhe për mjetet shtesë që vendi duhet t`i merr si ndihmë nga BE-së dhe motivim për reformat.

Pritet që Fon der Lajen t`i paralajmërojë raportet e Komisionit Evropian për progresin e vendeve kandidate për anëtarësim në BE, publikimi i të cilëve parashihet më 8 nëntor, si dhe ta prezantojë në pika të shkurta Planin për rritje të Ballkanit Perëndimor, që duhet të publikohet deri në fund të këtij viti.

Nga ana tjetër, sic njofton KlanM, lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pa saktësuar nëse do të takohet me shefen e Komisionit Evropian, deklaroi se pret një befasi të këndshme respektivisht Komisioni Evropian të del me pozicionin për nisje të pakushtëzuar të negociatave për Maqedoninë e Veriut.

Fon der Lajen, sic percjell KlanM, nga Shkupi do të udhëtojë për Prishtinë kurse më pas do t`i vizitojë Podgoricën, Beogradin dhe Sarajevën. Vizitën, sic paralajmërohet, Fon der Lajen do ta shfrytëzojë për të biseduar për bashkëpunimin dypalësh me liderët rajonal dhe në mënyrë më të detajuar t`ua prezantojë Planin për rritje të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share