Fon der Lajen në Beograd: Çfarë do të thotë njohja “de facto” e Kosovës?!

FON DE LAJEN: TË ZBATOHET MARRËVESHJA E OHRIT, TË THEMELOHET ASOCIACIONI

Presidentja e Komisionit Evropian nga Beogradi ka dërguar mesazhin se është I domosdoshëm normalizimi I marrëdhënieve Kosovë – Serbi dhe se sulmi në Banjskë më 24 shtator ka qenë I papranueshëm dhe se autorët e sulmit duhet të dënohen, përcjellë KlanM.

E pyetur se cfarë do të thotë njohja “de facto” e Kosovës që e kishte përmendur ditë më parë në Prishtinë, Fon der Lajen tha se bëhet fjalë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Bëhet fjalë për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit që parasheh hapa të ndryshëm që nënkupton njohjen e dokumenteve dhe institucioneve nga Serbia. Nga ana tjetër kjo shkon paralelisht me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, që duhet ta bëjë Kosova. Kjo do të hap rrugën për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi dhe është parakusht për rrugën evropiane”, tha Ursula Fon der Lajen.

Presidenti serb ka theksuar se Serbia është e përkushtuar për të ruajtur stabilitetin dhe paqën dhe se do t`I përnbushë obligimet e saja. Sipas Vuçiqit, Serbia e ka të qartë se cfarë nuk mund të bëjë – njohja e Kosovës është e papranueshme.

“Njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është cështja. Këtë e kam thënë shumë herë dhe nuk e kam vështirë ta them sërish. Me krenari e them edhe para Presidentes së KE-së. Ne I dijmë obligimet tona nga dialogu dhe jemi të gatshëm t`I përmbushim këto obligime”, tha Aleksandar Vuçiq.

Gjatë turneut në vendet e Ballkanit Perëndimor Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, liderëve rajonal në mënyrë të detajuar ua ka prezantuar planin e aderimit dhe planin investues për Ballkanin Perëndimor që peshon 6 miliardë euro, prej të cilëve dy janë mjete të pakthyeshme kurse katër miliardë tjerë në formë të huamarrjeve.

Që vendet e rajonit të kenë qasje në këto mjete, fillimisht duhet t`i zbatojnë reformat, ka theksuar edhe në Beograd, shefja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share