FMN kritikon planet tatimore të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kritikuar hapur qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për planin e saj për uljen e taksave, teksa ka paralajmëruar se ekziston mundësia që masat e marra të nxisin krizën e kostos së jetës. FMN ka thënë përmes një deklarate se propozimi mund të rrisë pabarazinë dhe të rrisë çmimet. Tregjet tashmë kanë ngritur alarmin mbi planet, që kanë sjellë rënien e vlerës së paundit. Ndërkohë, qeveria thotë se masat do të nxisin rritjen ekonomike.

FMN-ja punon për të stabilizuar ekonominë globale dhe një nga rolet e saj kryesore është të veprojë si një sistem paralajmërimi. Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se ulja e taksave në Mbretërinë e Bashkuar mund të përshpejtojnë ritmin e rritjes së çmimeve, gjë të cilin Banka Qendrore e Mbretërisë së Bashkuar po përpiqet që ta ulë.

“Për më tepër, natyra e masave të MB ka të ngjarë të rrisë pabarazinë,” tha FMN.

Ndër të tjera, FMN tha se qeveria që publikoi një plan fiskal i dha asaj një mundësi për të “rivlerësuar” masat tatimore, “veçanërisht ato që përfitojnë janë personat me të ardhura të larta”.

Propozimet e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar kanë si synim të heqin normën më të lartë të tatimit mbi të ardhurat dhe do t’i japin fund një kufiri mbi bonuset e bankierëve./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share