Florian Wirtz ylli i ri i Bayer Leverkusen në shënjestrën e gjigantëve të futbollit anglez

Florian Wirtz, talenti i ri gjerman, po shkëlqen këtë sezon në Bundesliga me Bayer Leverkusen. Në 46 ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet, ai ka shënuar 19 gola dhe ka dhuruar 20 asistime, duke u bërë një nga lojtarët më produktivë në Evropë.

Performancat e tij të jashtëzakonshme kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha të futbollit. Sipas mediave gjermane, Manchester City dhe Liverpool janë të gatshëm të bëjnë oferta të mëdha për të siguruar shërbimet e tij.

Megjithatë, trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso, i cili ka vendosur të qëndrojë në krye të skuadrës edhe pas përfundimit të këtij sezoni, po përpiqet ta bindë Wirtz që të refuzojë ofertat e klubeve angleze dhe të vazhdojë karrierën e tij në Gjermani.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share