Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit: E kam bërë dhe kam kërkuar falje…

Florent Muslija ka vazhduar me reagimet e tij rreth përjashtimit nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Lojtari ka thënë se lajmet që po qarkullojnë rreth asaj që kanë dalë jashtë hotelit të ekspeditës dardane, nuk janë të vërteta.

“Aktualisht ka shumë lajme rreth meje dhe një incidenti në kombëtare. Disa pretendime janë të vërteta, disa të tjera jo”, ka shkruar Muslija në Instastory.

“Para së gjithash: Kam bërë një gabim për të cilin, natyrisht, marr përgjegjësinë. Dy ditë para ndeshjes së Nations League kundër Qipros, kam lënë hotelin e ekipit pa leje”.

“Megjithatë, nuk kam dalë për të festuar deri vonë në një klub – por për të shkuar për darkë. Thjeshtë me dalë pak jashtë”.

“Pa dyshim: Kjo nuk ishte ideja më e mirë dhe më e zgjuar e jetës sime. Sepse sporti i skuadrës funksionon vetëm kur të gjithë ndjekin rregullat e përbashkëta”.

“Unë nuk e kam bërë këtë dhe për këtë kam kërkuar falje, tek trajneri dhe sigurisht edhe tek bashkëlojtarët e mi”.

“Diçka e tillë nuk duhej të ndodhë. Dhe kush më njeh, e di që diçka e tillë nuk do të ndodhë më”, përfundon shkrimi i lojtarit që përfaqëson Kosovën. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share