Flet kryetari Peci: Jam brenda në Komunë, ja kam filluar punës, i hoqëm flamujt e Serbisë (FOTO)

Kryetari i Zveçanit, Ilir Zeqiri, ka treguar se ai tashmë gjendet në objektin e komunës. Tutje, ai ka thënë se situata është “e qetë”.

“Jam brenda komunës në Zveçan, kam nisur punën si kryetar. Po, ka pasur disa incidente të vogla nga një grup i vogël i qytetarësh të pakanëqur”, thotë për Nacionalen.

I pyetur rreth ngjarjeve të sotme të tensionuara dhe pas përplasjeve, ku pat një shpërbërje të protestuesve me gaz lotsjellës dhe ku u dogj një veturë e Policisë së Kosovës, thotë se gjendja është e qetë.

“Për momentin është gjithçka mirë. Tentimi i parë pat disa telashe të vogla. Por gjithçka është e mirë”.

Nacionale e pyeti se a i hoqët flamujt serb, për çka Kryetari Peci u përgjigj pozitivisht.

“Nga objekti i komunës gjithçka është raportu për momentin”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share