Flet ish drejtori në Onkologji: S’kam bërë shpërndarjen e ilaçeve, akuzat janë të pabaza

“NËNA IME S’KISHTE KANCER POR U SHTRI NË KLINIKËN E ONKOLOGJISË GJATË COVID – PANDEMISË”

S’kam bërë lista për t’u dhënë terapi familijarëve e as nuk kam shitur terapi në “tregun e zi”. Kështu deklaroi eksluzivisht për Klan Maqedoni, ish drejtori organizativ në Klinikën e Onkologjisë Nehat Nuhi.

“Aspak s’ka lista të tilla, në qoftë se ka ne t’i dorëzojnë në organet kompetente. Ata që më njohin e dinë se cfarë karakteri kam dhe si e kam ushtruar punën e drejtorit” – tha Nehat Nuhi.

Nuhi thotë në intervistën eksluzive për Klan M që të vetmin mëkat që ka bërë është se ka sjellur nënën e tij të shërohet në Klinikën e Onkologjisë gjatë kohës së pandemisë edhe pse ajo s’ka qenë paciente e sëmurë me kancer.

Gazetari: A ekziston mundësia edhe pse nëna juaj nuk ka qenë e sëmure me kancer të shkruhet terapi për trajtimin e kësaj sëmundje të rëndë a në fakt nuk e ka marrë atë terapi?

“Nuk jam kompetent të flas për atë. Atë mund ta dëshmojnë mjekët”

Si thotë ka kryer punë administrative dhe se asnjëherë nuk ka ndikuar në shpërndarjen e terapive.

“Unë s’kam shëruar pacient, nuk kam bërë shpërndarjen e barnave. Nuk kam pasur qasje në asnjë moment. Nuk ka qenë kompetencë e imja të kam qasje në shpërndarjen e barnave” – deklaroi Nuhi.

Por a ka qenë në dijeni se çfarë po bënë drejtori medicinal në këtë rast ish drejtori Vasev ai u përgjigj:

“Unë kam pasur raporte korrekte në aspekt profesional. Mirëpo për të gjitha akuzat që bëhen kohëve të fundit me të vërtetë është trishtuese dhe befasueshme për mua”

Nuhi thotë se ka qenë tre herë dëshmitar ku pacient kanë paraqitur parregullsi në funksionimin e kësaj Klinike. Gjegjësisht rast ku i punësuari ka kërkuar ryshfet për të dhënë terapinë pacientit, për këtë rast nesër do të ketë seancë gjyqësore. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share