Flasin serbët e Kosovës: Qytetarët duan paqe, ne jetojmë këtu me familje

Policia speciale e Kosovës duhet të largohet nga qytetet veriore. Kjo është kërkesa kryesore e një prej udhëheqësve serbë të Kosovës. Sipas Igor Simiç kryetarët shqiptarë nuk e përfaqësojnë shumicën serbe.

“Ata duhet të largohen nga kjo zonë sepse nuk po përfaqësojnë asgjë. Pjesëmarrja ishte më pak se 1%. Problemet në veri nisën në momentin kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti vendosi të krijojë kaos me Serbinë.”

Trazirat rajonale janë intensifikuar që nga zgjedhjet e Prillit që serbët në veri të Kosovës i bojkotuan, duke ia lënë fitoren në katër zona elektorale me shumicë serbe, kandidatëve shqiptarë.

Pasi kryetarët e komunave u betuan javën e kaluar në ndërtesat e komunave dhe pranisë së lartë të policisë së Kosovës, SHBA vendosi të anulojë pjesëmarrjen e Prishtinës në një stërvitje ushtarake të NATO-s.

“Siç po e shihni, këto protesta janë paqësore, të gjithë këta qytetarë duan të kenë paqe sepse ne jetojmë këtu me familjet tona, me fëmijët tanë. Në këtë kuptim, ne kemi komunikim të përditshëm me ushtarët e KFOR-it dhe u kemi kërkuar që të jenë prezent në këto komuna për të mos lejuar që provokimet.”

NATO do të dërgojë 700 trupa të tjera në Kosovë. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në ShBA, John Kirby i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit që kryetarët e komunave t’i ushtrojnë detyrat e tyre të përkohëshme në ndërtesa alternative dhe të largojë policinë nga ndërtesat e komunave.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share