Kryetari i komunës së Mitrovicës së veriut Erden Atiq gjatë ditës së sotme ka pritur kryetarin e komunës së Zveçanit Ilir Peci.
Atiq njoftimin e ka bërë përmes rrjetit të tij social Facebook.
Ai tutje ka thënë se gjatë takimit është diskutuar për sfidat dhe problematikat më të cilat përballën qytetarët e komunave në veri.
“Së bashku diskutuam për sfidat dhe problematikat me të cilat përballen qytetarët e komunave tona dhe biseduam për zgjidhjet për ato probleme. Në këto komuna nuk është menduar asnjëherë për qytetarin dhe se janë lënë shumë mbrapa shërbimet publike”.
Në foton e shkrepur të dy kryetarëve nuk ka munguar edhe flamuri i shtetit.