Fjalimi vjetor i presidentit: Reagojnë partitë politike

OPOZITA: PENDAROVSKI RELATIVIZOI POZICIONIN NË TË CILIN NA SOLLI QEVERIA

Partitë politike parlamentare kanë reaguar ndaj fjalimit vjetor të presidentit të shtetit Stevo Pendarovski, përcjell KlanM. Sipas opozitës, fjalimi i presidentit përmban konstatime dhe gjëra të cilat opinioni publik tashmë i di dhe të njëjtat nuk ndikojnë në ndryshimin e proceseve në shoqëri.

“Bëhet fjalë për president i cili si politikan thoshte se ai që do të ndryshojë emrin do t’ia nxjerrim shpirtin dhe më pas votoi që të ndryshojë emrin dhe Kushtetutën duke premtuar se do të hapen dyert evropiane, që sot të relativizojë sërish pozicionin në të cilin na solli Qeveria”, tha Antonio Milloshoski.

“Nuk dëgjuam diçka të re, nuk dëgjuam ndonjë qasje ose ndonjë pozicion me të cilën problemet dhe fenomenet negative të cilat I kemi në shoqëri do mund të tejkalohen. Duke pasur parasysh se jemi në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, por ndoshta edhe vet presidenti tashmë është nën ethet e zgjedhjeve të ardhshme”, tha Fadil Zendeli.

Nga ana tjetër, partitë e shumicës parlamentare fjalimin e presidentit e cilësuan konstruktiv dhe shtetëformues,

“Me shumë qështje të cilat u theksuan gjatë fjalimit sigurisht se pajtohemi. Në fakt kishte të bënte me një rikapitullim të ngjarjeve, temave të cilat janë më të rëndësishme jo vetëm gjate vitit të fundit por gjate një periudhe kater apo pesë vjeçare. Duke pasur parasysh se është edhe fjalimi I fundit Brenda këtij mandate I Presidentit Pendaroski”, tha Arbër Ademi.

“I përfshiu sfidat e viteve të fundit me fokus në qëllimet kyçe shtetërore dhe nacionale – anëtarësimin në NATO dhe BE. LSDM e përshëndet faktin që presidenti Pendarovski qëndron fuqishëm në qëndrimin se shteti duhet të mbetet në rrugën evropiane dhe në orientimin properëndimor, sepse ajo është alternativa jonë e vetme”, tha Martin Kostovski.

Ndërkaq, deputeti Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët është ndalur te kritikat e presidentit sa i përket sistemit gjyqësor, duke u pajtuar se, nevojiten reforma serioze në ndryshimin dhe formimin e shumë gjykatësve dhe prokurorëve./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share