Fjalimi në darkën e përvitshme/ Biden: Trump një njeri i pa pjekur

FJALIMI NË DARKËN E PËRVITSHME

Teksa mbajti një fjalim në darkën e përvitshme me korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan Joe Biden nuk i kurseu sulmet kundrejt rivalit të tij Donald Trump. Ai e cilësoi ish presidentin amerikan një person të papjekur.

Në darkën e përvitshme me korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan Joe Biden nuk i kurseu talljet kundrejt rivalit të tij Donald Trump. Ai e cilësoi ish presidentin amerikan një person të papjekur teksa u tall për moshën e tij ndërkohëqë përballet me gjyqet.

“Po, mosha është një çështje. Unë jam një burrë i rritur, duke konkurruar kundër një 6-vjeçari. Mosha është e vetmja gjë që kemi të përbashkët, por zv.presidenti im në fakt më mbështet mua”, tha Biden.

Mes të tjerash kreu i Shtëpisë së Bardhë u kërkoi gazetarëve të kuptojnë seriozitetin e momentit. Por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Donald Trump, i cili nëpërmjet rrjetit të social iu kundërpërgjigj Biden.

“Joe ishte një fatkeqësi absolute! Nuk bëhet më keq se kjo!” tha ai. Presidenti amerikan u detyrua të hynte nga një derë e pasme në hotelin ku u mbajt darka me gazetarët për shkak të një proteste kundër luftës në Gaza.

Kohët e fundit, kjo lëvizje është zgjeruar në kampuset e kolegjeve në SHBA, duke nënkuptuar një revoltë në rritje brenda bazës demokrate që Bidenit i duhet për të mposhtur Trumpin, i cili tani është kryesuesi i republikanëve. Demostruesist ditët e fundit kërkojnë armëpushim në konfliktin që deri tani ka shkaktuar mbi 35 mijë viktima./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share