Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare nga Maqedonia e Veriut si hapa kyçë për integrimin e plotë të vendit në Bashkimin Europian. Komentet e saj vinë në një kohë kur presidentja e sapozgjedhur e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka marrë detyrën pa përmendur emrin kushtetues në betimin e saj, duke shkaktuar reagime në skenën politike.
Von der Leyen ka vënë në dukje se për të siguruar një rrugë të suksesshme drejt anëtarësimit në BE, Maqedonia e Veriut duhet të demonstrojë angazhim të plotë ndaj reformave të brendshme dhe të respektojë marrëveshjet e saj, duke përfshirë Marrëveshjen historike të Prespës. Ky qëndrim vjen si një kujtesë për vendin që të qëndrojë i përkushtuar ndaj objektivave të përbashkëta europiane dhe të mbajë kursin e tij reformues për të ardhmen.
“Që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e saj të suksesshme për anëtarësimin në BE, është thelbësore që vendi të vazhdojë në rrugën e reformave dhe respektimin e plotë të marrëveshjeve të saj detyruese, përfshirë Marrëveshjen e Prespës.”, shkroi Ursula von der Leyen.
For North Macedonia to continue its successful path on EU accession it is paramount that the country continues on the path of reforms and full respect for its binding agreements, including the Prespa Agreement.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 12, 2024