Fjalët e fundit si President i Juves, Agnelli: Vendim aspak i lehtë, klubi para të gjithave

Andrea Agnelli ka folur për herë të fundit si president në mbledhjen e aksionerëve të Juventusit.

Ish-presidenti u largua nga posti i tij pas më shumë se 12 vitesh. Kjo erdhi për shkak të hetimit nga prokuroria në lidhje me dyshimet për fshehjen e të ardhurave apo tjetërsimin e bilanceve financiare te “Zonjës së Vjetër”.

Agnelli është shprehur se askush nuk ka vepruar kundër rregullave financiare, teksa theksoi se para së gjithashtu tani duhen mbrojtur interesat e klubit.

ANDREA AGNELLI: “Vendimi për t’u larguar nga posti i presidentit nuk ishte i lehtë. Unë gjithmonë kam bërë maksimumin për të marrë rezultatet më të mira brenda dhe jashtë fushës dhe këto kanë qenë rezultate të jashtëzakonshme. Ishte një vendim që e mora me bindje dhe në qetësi të plotë. Kompania është thirrur të mbrojë pozicionin e saj. Personalisht jam i bindur se kam bërë mirë vitet e fundit dhe vërejtjet ndaj nesh nuk janë të justifikuara. Megjithatë kompania duhet të vazhdojë në rrugën që ka nisur. Mbroni interesat e klubit. Për këtë arsye, mendova se ishte e përshtatshme të bëja një hap prapa. Prandaj Juventusi është para gjithçkaje dhe të gjithëve. Deri në fund”.

Tashmë vendin e presidentit të Juventus do e mbajë Gianluca Ferrero, i cili do ta marre zyrtarisht detyrën në datën 18 janar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share