Fjalë fyese në tekst, Beyonce ndryshon këngën

Beyonce ka konfirmuar se do të ri-regjistrojë këngën “Heated” të albumit të saj të ri pas kritikave që vërshuan drejt saj.

Fansat dhe aktivistët e personave me aftësi të veçanta e akuzuan për përdorimin e një termi poshtërues për ta. Në këngën ku bashkautor është edhe Drake, Beyonce këndon “Spazzin’ on that ass, spazz on that ass”.

Po ç’do të thotë kjo? “Spaz” përshkruan euforinë nga emocionet, por është e prejardhur nga fjala “spastic” (spastike, e pavullnetshme) e cila konsiderohet përçmuese për njerëzit me paralizë spastike cerebrale. Sipas CDC, kjo sëmundje prek aftësinë e njeriut për të kontrolluar muskujt, veçanërisht të krahëve e këmbëve.

Komuniteti i këtyre personave reagoi menjëherë në rrjetet sociale duke e quajtur “shuplakë në fytyrë”, “duhet të jesh model, jo të bësh para nga përdorimi i termave të tillë” etj.

“Fjala, e pa përdorur qëllimisht në mënyrë të dëmshme, do të hiqet”, thanë përfaqësues të Beyonce në një deklaratë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share