Njeriu i artit dhe kultures, zonja Ema Bruci, pra një gur i çmuar, unikal në kurorën e fjalës së shkruar shqipe, organizoi manifestimin letrarë për nder të heroit të kombit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Kësaj maratone festive të gjuhës së ëmbël shqipe, nëpërmjet vargut të shkruar (poezisë), ju përgjigjen 80 poet nga e gjithë bota, aty ku jetojnë e veprojnë shqiptaret, pra edhe jashtë trojeve shqiptare, konkuruan për pjesmarrje në këtë event kombetar. Zonja Bruçi njëherit drejtuese e Radio Dritare Shqip, tha për informim mediatik: – projekti në fjalë, në fjalën poetike ka për qëllim promovimin e gjuhës shqipe si dhe bashkimin e kombit shqiptar, ajo ndër të tjera tha, se, për këtë projekt punuam në mënyrë humane për kombin shqiptar.
Mbrëmë në emisionin Zëri Shqiptar, ku filtet e këndohet shqip në ekranin e vogël por shumë të madh të bashkimit kombetar ishte drejtëpërdrejt organizatorja, zonja Bruçi me konkurentet e fjalës së shkruar nga e gjithë bota ku jetojn e veprojn shqiptarët, për tu zgjedhur 10 poet me poezitë e tyre dhe poezin fituese si dhe një çmim inkurajues nga poetet më të rinjë në analet e të shkruarit, ku dhe u zgjodhen. Vlen të theksohet se kjo maraton festive e letrare e kombit po shkon dalëngadalë drejt një Mitingu të Poezisë shqipe me repotacion mbarëkombetar, me prezencen e poetëve dhe poeteshave me emër në botën shqiptare. Nga ky projekt aqë i rëndesishëm dhe shumë domethënës, çmimet u vlerësuan nga një juri profesionste të zgjedhur nga e gjithë trojet shqiptare, si nga shteti ëmë Shqipëria nga Dardania Antike si dhe nga Ilirida. Pas kësaj maratone tri orēshe të drejtēpërdrej me poetët konkurues në Radio Televizionin Dritare Shqip me seli në Tiranë e udhëhequr nga organizatorja, zonja Ema Bruçi, kisha nderin unë si konkurent me poezin time dhe në cilësin e gazetarit të lidhem drejtëpërsedrejti nëpërmjet linjës telefonike për tu njoftuar më mirë rreth këtij eventi madhorë kombetar shumë domethënës.
Ndër të tjera nga, zonja Bruci mësuam se ky projekt do të filloi zbatimin e 80 poetëve, të cilët, të gjithë janë fitues, nga muaji shtator të gjithë do të jenë laivë, 7 muaj rresht në emisione të drejtëpërdrejt, në një maraton të vertet të vargut të shkruar dhe fjalës së ëmbël të gjuhës shqipe. Udhëtimi maratonik e bënë shumë madhështor bashkimin e poetëve nga e gjithë bota, atje ku jetojnë vellezerit tanë të një gjaku e gjuhe, të cilët poet e poetesha do të votojnë për njëri tjetrin, i cili do të shpallet fitues nga vet poetet, i gjithë ky rrugëtim maratonik 7 mujorēsh i poezisë shqipe do të zgjidhet interpretimi më i mirë. E gjithë në fund, tani më, u njoftuam nga organizatorja dhe stafi i saj shumë profesional se kjo garë e madhe letrare e festive e POEZISË SHQIPE, me një dat akoma të pacaktuar por me gjasa shumë të mëdha do të mbahet brenda vitit edicioni qendror i fjalës së shkruar shqipe në metropolin e gjithë shqiptar, në Tiranën e kulture dhe traditës apo në kryeqytetin shpirtnor të trojeve shqiptare në Prizrenin e lashtësisë e të datave historike, aty ku u mblodhe burrat e mëdhenjë të kombit ,kuvenduan e u betuan se do ta bëjnë Shqipninë më vehte.