Fitorja ndaj Polonisë, Ramadani: Trajneri Sylvinho ka dorë të madhe, na jep vetëbesim

Shqipëria bëri një ndeshje spektakolare duke fituar ndeshjen ndaj Polonisë me rezultatin 2 me 0 në stadiumin “Air Albania”.

Futbollisti i Kombëtares, Ramadani ia atribuon trajnerit Sylvinho suksesin e ekipit kuqezi.

Ai zbuloi edhe se çfarë ju tha trajneri në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes.

Po fliste trajneri, po na përgëzonte për ndeshjen dhe na tha që kemi edhe 3 finale të tjera dhe nuk duhet të bëjmë hapa mbrapa. Ndeshjen e fundit ishalla do Zoti festojmë. Kur beson edhe të gjithë jemi futur me atë mendim që duhet ta fitojmë ndeshjen, ai goli i tyre na zgjodi dhe na motivoi, Jasir Asani e bëri golin dhe faktikisht e morëm veten. Trajneri ka dorë të madhe në këtë punë, të jep vetëbesim dhe mendoj që kemi fituar një ndeshje të madhe”, tha Ramadani.  /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share