Fitorja e Maduros, përhapen protestat në gjithë Venezuelën

2 PERSONA HUMBIN JETËN, VENEZUELA TERHEQ STAFIN DIPLOMATIC NGA 7 VENDE TE AMERIKES LATINE

Në Venezuelë vijojnë protetstat të cilat kundërshtojnë fitoren e presidentit Nikolas Maduro dhe tashmë ato janë përhapur në të gjithë vendin.

Mijëra mbështetës të opozitës dolën në rrugë gjatë natës për të kërkuar largimin e Maduros i cili ka qënë në pushtet që prej 11 vitesh, duke e akuzuar atë se ka manipuluar masivisht votat.

Grumbullime masive, siç duket edhe në këto pamje pati në zonat qëndore të kryeqytetit Karakas. Protestuesit  marshshuan  drejt pallatit presidencial dhe parlamentit, por forcat e sigurisë, policia dhe ushtruia qëlluan edhe me armë.

Kjo valë protestatsh deri më tani ka shkaktur vdekjen e dy personave një në shtetin kufitar të Tachira dhe një tjetër në Maracay.

Për shkak të situatës së trazirave në vend qeveria e Venezuelës  vendosi deri në një njoftim të dytë  pezullimin e  fluturimetve   për në Panama dhe Republikën  Domenikane.

Qeveria e presidentit është hakmarrë ndaj vendeve që nuk njohën rezultatet e zgjedhjeve duke tërhequr stafin e saj diplomatik nga shtatë vende të Amerikës Latine konretisht nga Argjentina, Kili, Kosta Rika, Panamaja, Peruja, Republika Domenikane dhe Uruguai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share