Fitorja e Erdoganit: Urojnë politikanët – kremtojnë qytetarët!

FESTË NË SHUMË VENDBANIME TË RMV-së

Fitorja e Erdoganit mbrëmë u kremtua edhe në Shkup.

Qytetarë të organizuar me automjete dhe flamuj turq defiluan nëpër rrugët e Shkupit, sic njofton KlanM, duke kremtuar rizgjedhjen e presidentit aktual turk. Festë kishte edhe në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Por, jo vetëm kaq! Fitorja e Erdoganit u kremtua edhe në Strugë…

Festa nuk mungoi as edhe në Tearcë të Tetovës…

Por, edhe në Studeniçan të Shkupit..

Rizgjedhjen e Erdoganit si President të Turqisë, sic njofton KlanM, e kanë uruar edhe krerët më të lartë të vendit por edhe partive politike në Maqedoninë e Veriut.

“Miqësia e madhe dhe tradicionale midis RMV-së dhe Turqisë vazhdojmë ta zhvillojmë në planin dypalësh ekonomik dhe në kuadër të partneritetit në NATO. Para nesh janë sfidat në planin global dhe jam I bindur se sikurse deri tani, do të punojmë bashkë për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe Evropës dhe paqës në botë” – ka uruar në Facebook, Kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Urimi ka mbërritur edhe nga kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Urime për fitoren e qartë dhe të rëndësishme për mikun e madh të Maqedonisë, Rexhep Taip Erdogan. Uroj mandat të suksesshëm dhe të arritura të reja në popullit mik të Turqisë” – shkruan në Facebook Mickoski.

Mandatin e ri të fituar për Erdoganin dhe mbarë popullit turk për mbarëvajtjen e qetë dhe demokratike të zgjedhjeve presidenciale, e ka uruar edhe Zv/Kryeministri i Parë, Artan Grubi.

“Në frymën e miqësisë dhe si aleat në kuadër të NATO-s do të vijojmë bashkëpunimin e ndërsjellë” – shkruan Grubi në Facebook.

Nuk ka munguar urimi nga kreu I ASH-së, Arben Taravari.

Verdikti i popullit vendosi që edhe pesë vite shtetin mik të vendit tonë ta drejtojë z. Recep Tayyip Erdoğan. Urime popullit turk dhe Presidentit Erdogan, ju priftë e mbara! – shkruan Taravari.

Kreu I Alternativës, Afrim Gashi, sic percjell KlanM, shpreson se fitorja e Erdoganit do të prodhojë bashkëpunim, projekte e miqësi edhe për dy vendet, por edhe për kombin tonë.

“Fitorja e Presidentit të Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, e realizuar në një proces plotësisht demokratik, flet jo vetëm për pjekurinë politike e demokratike të popullit turk, por edhe për mirënjohjen që kanë qytetarët e Turqisë për qeverisjen e deritanishme të tij” – shkruan Gashi në Facebook. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share