Fitore për Ukrainën, ushtarët rimarrin qytetin e Bakhmutit

SHBA, BE dhe Britania e Madhe do të mbështesin hetimin e krimeve ruse në Ukrainë

Qyteti i Bakhmutit ka qenë prej kohësh objektivi i luftimeve të përgjakshme mes forcave ruse dhe ukrainase. Por tashmë trupat ruse janë tërhequr në veri të qytetit.

Konashenkov tha se forcat ruse kishin zmbrapsur 26 sulme, por se ishin tërhequr nga njëra zonë, për t’u rivendosur në pozicione më të favorshme pranë rezervuarit Berkhivka, në veriperëndim të Bakhmutit.

Por për shefin e ushtrisë private ruse Wagner, Yevgeny Prigozizhin i cili ka udhëhequr luftën në këtë qytet thotë se “ajo çfarë përshkroi Konashenkov, fatkeqësisht quhet ‘shpartallim’ dhe jo ripozicionim”.

“Armiku ka çliruar plotësisht rrugën Chasiv Yar-Bakhmut që ne patëm bllokuar. Armiku është tashmë në gjendje ta përdorë këtë rrugë, si dhe ka marrë një terren të lartë me vlerë taktike, nën të cilin gjendet Bakhmuti|.

Ndërkohë, për të identifikuar individët e përfshirë në sulmin e Rusisë kundër Ukrainës, të cilët mund të ndiqen penalisht për krimet e tyre, ekspertë amerikanë dhe nga disa vende të tjera do të fillojnë të punojnë me homologët ukrainas brenda pak javësh për të mbledhur prova.

Qendra Ndërkombëtare për Hetimin e Krimeve të Agresionit, do të ketë selinë në Hagë dhe është pjesë e grupit këshillues për krimet e mizorive që u krijua në Maj të vitit 2022, për të mbështetur Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës në hetimet dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share