SHPËTIM DURO – KJO ËSHTË NJË FITORE SHUMË E RËNDËSISHME
Ekipi kampion i Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum në ndeshjen e pestë në garat evropiane shënoi fitoren parë historike në këtë kempeticion të garave. Fitorja edhe pse minimale ka rëndësi të madhe për këtë skuadër me shpresë se do jetë e mjaftueshme edhe për ndeshjen kthyese. Trajneri Duro dhe futbollisti Bojku në press konferencën zyrtare janë shprehur të kënaqur me lojën e ekipit.
Fitorja kundër Buduqnostit në ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Konferencave , ka lënë të kënaqur edhe gjithë ekipin strugan e në veçanti trajnerin Shpëtim Duro, i cili pas ndeshjes në konferencën zyrtare me gazetar u shprehë i kënaqur me lojën dhe rezultatin e ekipit.
“Kjo është një fitore shumë e rëndësishme për Strugën ndaj një kundërshtari, që më vjen mirë se ka ardhur dita që Struga Trim Lum të quhet favoritë para takimit me Buduçnostin, ndaj një skuadre me qindra ndeshje ndërkombëtare. Për Struga Trim Lum ishte kjo vetëm ndeshja e 5-të ndërkombëtare, kjo falë seriozitetit të klubit, të drejtuesve, të skuadrës, të lojtarëve, që kanë arritur ta dërgojnë Strugën në nivele të tilla dhe të quhet favoritë” , tha Shpëtim Duro, trajner i KF Struga Trim Lum.
Mesfushori strugan Besmir Bojku, i cili zhvilloi ndeshejn e 20 në garat evropiane u shprehë optimist se ekipi i tij do të kalon këtë sfidë dhe do të kualifikohen në turin e tretë të Konferencë Ligës
“Sigurishtë se jemi shumë optimistë edhe për atë ndeshje, pasi e pamë edhe sot kundërshtarin, ndaj të cilit sidomos në pjesën e parë kishim mundësi të shënonim më shumë se një gol, mendoj se atje do të na ndjek edhe fati dhe se do të shënojmë më shumë gola”, tha Besmir Bojku, futbollist i KF Struga Trim Lum.
Ndeshja kthyese Buduqnost – Struga Trim Lum do të luhet më 1 gusht me fillim në ora 21:00 në Podgoricë./KlanMacedonia