Këtë vit në muajin e shenjtë të Ramazanit, na ndodhi një tragjedi që nuk mbahet mend që na tronditi si shoqëri dhe si njerëz. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të lënduarve. Pa marrë parasysh përkatësinë fetare apo etnike, gjithë solidarizohemi dhe bashkë ndjejmë dhimbjen – thuhet në urimin e Fitër-Bajramit të Presidentes Gordana Siljanovska Davkova.
“Jetojmë në një botë të trazuar nga zhvvillet gjeopolitike, kurse ne jemi të brishtë në shumë segmente shoqërore. Të jemi bashkë si shoqëri e si shtet. Bashkë mund t`i tejkalojmë të gjithë vështirësitë dhe problemet” – thuhet në urimin e Presidentes.
Urimi ka mbërritur edhe nga Kryeparlamentari Afrim Gashi.
“Duke lënë pas muajin e Ramazanit, le të dalim me zemër të pastër dhe më shumë gatishmëri për të ndihmuar ata që kanë nevojë, si dhe për të kontribuar në forcimin e unitetit, tolerancës dhe harmonisë shoqërore” – thuhet në urimin e Gashit.
Në emrin e tij personal dhe në emër të Qeverisë, Fitër Bajramin e ka uruar edhe Kryeministri, Hristijan Mickoski, duke shkruar se angazhohet për t`I kultivuar kulturat, tradita, dallimet por edhe për të realizuar projekte për zhvillimin ekonomik.
“Të gjithë bashkë duhet ta ndryshojmë sistemin që për një kohë tepër të gjatë I ka lënë qytetarët pa drejtësi, dinjitet dhe mundësi të barabarta. Të ndërtojmë një shoqëri me vlera korrekte, njerëz të lirë dhe institucione të fuqishme” – thuhet në urimin e Mickoskit.
Maqedonia e Veriut është shembull I unitetit dhe respketimit të dallimeve dhe pikërisht kjo e bën më të fortë e më të pasur – thotë në urimin e tij lideri socialdemokrat Venko Filipçe.
“Kjo festë le të na kujtojë se me respekt, ndihmë të ndërsjelltë dhe mbështetje, mund të ndërtojmë dhe shoqëri më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë” – thuhet në urimin e Filipces.
Në këtë moment të veçantë, le të përkujtojmë vlerat themelore të fesë sonë – paqen, tolerancën dhe bamirësinë – që na mundësojnë të ngremë dorën e pajtimit dhe solidaritetit ndaj njëri-tjetrit, thotë në urimin e tij, lideri I BDI-së, Ali Ahmeti.
“Për çdo besimtar, për çdo qytetar, dhe për secilën familje, uroj që ky Fitër Bajram t’ju gjejë me shëndet, pranë të dashurve tuaj dhe në mbarësi. Le të ecim përpara të bashkuar dhe me forcë, duke ndihmuar njëri-tjetrin për një të ardhme më të mire” – thuhet në urimin e Ali Ahmetit.
Fitër Bajrami na kujton rëndësinë e solidaritetit, dhe po ashtu na inspiron që këtë frymë ta shndërrojmë në vepra konkrete për shoqërinë tone – thotë në urimin e tij, Zv/Kryeministri Izet Mexhiti.
“Ashtu si sakrifica e agjërimit na përgatit për një shpërblim të madh, edhe puna jonë e përbashkët do të sjellë frytet e veta për shoqërinë dhe vendin tone” – shkruan Mexhiti.
Një muaj i tërë na mblodhi rreth tryezës së përbashkët, me dashuri dhe mirënjohje për kafshatën e gojës dhe praninë e më të dashurve që kemi. Na bëri ta provojmë durimin dhe ta ndiejmë thellë kuptimin e sakrificës. U lutëm për vete dhe për ata që munguan në sofrat tona. Sot uroj të kremtojmë së bashku me zemrën plot! Agjërim të pranuar dhe lutje të pranuara për të gjithë! – thotë në urimin e tij, kreu I ASH-së, Ziadin Sela.
Lideri i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka dërguar një telegram urimi me rastin e Festës së Fitër Bajramit.
ZEQIRJA IBRAIMI – ALTERNATIVA
Duke u lutur që Zoti ta ketë pranuar agjërimin, si dhe duke u lutur që sofra juaj e Bajramit të mos e jetë e mbushur vetëm me ushqim, por edhe me dashuri familjare, si dhe me solidaritet e kujdes për skanmorin, ju uroj nga zemra:
Bujar Osmani dhe Arbër Ademi nga Bashkimi Demokratik për Integrim, kanë vizituar sot me rastin e festës së Fitër Bajramit familjen e ish-ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshit, i cili ndodhet në paraburgim për hetimet në rastin e zjarrit në Koçan.
Osmani teksa ka shpërndarë fotografi nga kjo vizitë, shkruan se Kreshniku është i fortë dhe i drejt, ndaj së shpejti do të kthehet.
“Sot është dita e duhur për të treguar se jo vetëm Kreshniku, por e gjithë familja Bekteshi ka mbështetjen tonë. Jo vetëm sepse është një mik i vërtetë, jo vetëm sepse është pjesë e familjeve tona, por sepse është padrejtësisht i akuzuar dhe akoma më padrejtësisht i ndarë nga familja e tij. Kreshniku është i fortë, i guximshëm dhe mbi të gjitha një njeri i drejtë—prandaj shumë shpejt e presim përsëri pranë nesh!” – shkruan në Facebook, Bujar Osmani.