Fitër – Bajrami/ Shkup: Mesazhe paqeje, solidariteti e humaniteti

Sot, besimtarët e besimit islam në RMV dhe mbarë botën festojnë Fitër Bajramin, një nga festat më të shenjta të kalendarit islam, që shënon fundin e muajit të Ramazanit dhe shpërblimin për devotshmërinë dhe sakrificat e bëra gjatë kësaj periudhe. 

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Shaqir Ef. Fetahu, I cili mori pjesë në faljen e Namazit të Bajramit, në xhaminë “Mustafa Pasha” në Shkup, theksoi rëndësinë e këtij momenti shpirtëror dhe theksoi se besimtarët kanë arritur të përmbushin një nga shtyllat kryesore të Islamit, agjërimin, dhe të afroheshin më shumë me Allahun.

Ai shtoi se ky muaj ka shërbyer për t’u larguar nga veset e keqija dhe për t’u reformuar shpirtërisht.

SHAQIR EF. FETAHU- KREU I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV-së  

Andaj, agjërimi na mësoj se si të largohemi nga ato që I kërkon trupi, fiziku I njëriut dhe na transferoj në atë që është shpirtërore, në ate që është morale, në ate që është njërëzore, andaj kjo është ditë e fitores më të madhe të të gjithë besimtarëve dhe besimtarët me kënaqësi të veqantë e gëzojnë e festojnë duke ju falënderuar Allahut fuqiplotë për të gjithcka dhe sot besimtarët presin shpërblimet që I ka garantuar I madhi zot për të gjithë ata që me bindje të vecantë kanë kryer obligimet që I ka porositur I madhi zot dhe I dashuri ynë, Muhamedi a.s”

Fetahu theksoi se angazhimi i madh i strukturave fetare ka mundësuar krijimin e një ambienti të këndshëm dhe frymëzues për besimtarët, duke ngritur kështu vetëdijen e tyre drejt besimit të Allahut dhe vlerave morale.

SHAQIR EF. FETAHU- KREU I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV-së 

Unë falëndëroj të gjitha strukturat e bashkësisë fetare islame për punën e madhe që kanë barë gjatë tërë muajti të ramazanit për të krijuar një ambient të këndshëm për të gjithë besimtarët dhe në këtë mënyrë të ngriten vetëdijen e tyre drejt besimit të zotit, drejt vlerave morale drejt kujdesit ndaj njeriut, drejt solidaritetit, humanitet, paqes tolerancës dhe bashkëjetesës në përgjithësi.

Gjithashtu edhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Afrim Gashi, me rastin e festës së madhe – Ramazan Bajramit, sot në mëngjes ka dërguar një mesazh urimi për qytetarët e besimit islam, duke uruar që kjo ditë të jetë burim gëzimi dhe paqeje, me më shumë dashuri, mirëkuptim dhe solidaritet në familje.

AFRIM GASHI -KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Shfrytëzoj rastin vetëm të uroj të gjithë besimtarët për këtë ditë të madhe të bajramit, zotu ua pranoftë lutjet, agjërmin dhe uroj që kjo ditë e madhe e gëzimit, e festës të ngadhënjej në shtëpit e juaja dhe të jetë burim I lumturisë prej kësaj dite e në të ardhmën. Urojm që vërtet që e mira të ngadhënjej mbi të keqen në këtë ditë të festës, të jenë reflektim mbi jetët tona, mbi vendin tonë , mbi gjithë qytetarët e këtij vendi.

Për besimtarët musliman, Bajrami nuk është thjesht një festë e zakonshme, por një ditë që simbolizon fitoren shpirtërore dhe fizike.

 Në këtë ditë, ata falënderojnë Allahun për mundësinë që iu dha të realizojnë një akt të madh adhurimi gjatë muajit të Ramazanit.

Gëzimi i Bajramit është shumëdimensional; ai është falënderim, një mundësi për të reflektuar mbi rrugën shpirtërore dhe një thirrje për të forcuar lidhjen me të tjerët, duke u kujdesur për ata që kanë nevojë dhe duke kontribuar për forcimin e paqes dhe harmoniisë tek njerëzit.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share