Fishekzjarret JO, siguria në radhë të parë”, aktiviteti parandalues ​​i SPB Tetovë dhe Klinikës për Kirurgji Plastike dhe Rekonstruktive

Në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta edukative parandaluese të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Klinikës për Kirurgji Plastike dhe Rekonstruktive nga Shkupi, sot (20-dhjetor) janë vizituar dy shkollat ​​e mesme komunale të Tetovës, “Nikola Shtein” dhe “8- shtatorii”.

Gjashtë përfaqësues (mjekë) nga kjo Klinikë, në bashkëpunim dhe koordinim me zyrtarët policorë nga Njësiti për parandalim i Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, mbajtën ligjërata-prezantime të ekspertëve ku morën pjesë nxënës nga gjithsej 18 paralele. Gjatë ligjëratave, mjekët posaçërisht theksuan rrezikun e përdorimit të mjeteve piroteknike për shëndetin e nxënësve, veçanërisht nga lëndimet në duar, sy dhe pjesë të tjera të trupit.

Përveç kësaj, nxënësit u njohën më shumë me implikimet ligjore të blerjes, shitjes dhe aktivizimit të fishekzjarreve dhe mjeteve të tjera piroteknike në vende publike, në rrugë, në oborre para ndërtesave, në hyrje të ndërtesave të banimit apo shkollave etj. . Gjithashtu, ata u njoftuan se shitja dhe aktivizimi i mjeteve të tilla piroteknike, përveç kundërvajtjes, mund të sanksionohet edhe me kallëzim penal, varësisht nga rrethanat dhe pasojat përfundimtare.

Ligjërata të tilla janë paraparë për nesër në dy shkolla të mesme komunale të Tetovës, “Kiril Pejçinoviq” dhe “Mosha Pijade”. Qëllimi i fushatës, motoja e së cilës është “Jo fishekzjarre, në radhë të parë siguria” është sensibilizimi i të rinjve në prag të serisë së festave, jo për të blerë dhe aktivizuar mjete të ndryshme piroteknike” – thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share